Malisheva e ka nisur Superligën e Kosovës me ritëm pretendenti për titull, me 16 pikë pas 7 javësh, vetëm 2 më pak se Prishtina kryesuese. Por lëvizjet e fundit të trajnerit Thomas Brdaric kanë befasuar të gjithë.
Ai është larguar nga ekipi, ndërsa Malisheva nuk ka bërë asnjë postim për të “zyrtarizuar” këtë lëvizje jashtë ekipit, çka do të thotë se mund të ketë pasur mosmarrëveshje mes palëve, madje edhe braktisje.
E pashpjegueshme është se çfarë e ka shtyrë ish-trajnerin e Vllaznisë të marrë këtë vendim drastik, ndërsa skuadra po ecte shumë mirë në kampionat. Vetëm para disa orësh, Brdaric është zyrtarizuar në Arabinë Saudite te Al-Bukiryah FC, që militon në ligën e dytë.
“Timonieri” gjerman ka fituar Kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-2021 me Vllazninë, ndërsa po në këtë cikël u shpall edhe “Trajneri i Vitit” në Superiore.
View this post on Instagram






