Pas largimit të Thomas Bradri nga Malisheva drejt Arabisë Saudite, klubi nga Superliga e Kosovës e ka hedhur vështrimin drejt legjendës së trajnerit botëror, Pep Guardiolës.
Sipas mediumit nga Kosova, “IndeksOnline”, zëvendëspresidenti i Malishevës, Afrim Bytyqi, ia ka dërguar trajnerit spanjoll ofertë zyrtare, ku është paraqitur të gjitha detajet.
Në të, përfshihet rroga, 650 mijë euro bruto, ndërsa shoqërohet nga një sërë bonusesh. Nëse Malisheva fiton Superligën e Kosovës, Guardiola do të sigurojë edhe 100 mijë euro të tjera.
300 mijë euro për kualifikimin në Champions League, 200 mijë euro në Europa League dhe 100 mijë euro në Conference League.
Në rastin më të mirë, paga e Pep Guardiolës do të shkonte në 1.05 milionë euro bruto. Pas përfundimit të sezonit 2025-2026, Guardiola po pushon, ende pa një informacion konkret nëse do të drejtojë sërish dhe kë ekip apo kombëtare.






