Lajmet që vijnë nga Superliga e Kosovës janë vërtetë tronditëse. Sipas asaj që raporton “Zëri i Sportit”, mësohet se Ballkani është në krizë financiare, duke bërë që lojtarët të mos paguhen prej disa muajsh. Diçka që e ka komplikuar situatën në një pikë shumë të vështirë për ish-kampionët.
Gjithashtu, nga ajo çfarë ka zbuluar pikërisht ky medium, është se lojtarët kanë diskutuar edhe mundësinë për të bojkotuar kampionatin, nëse situata nuk merr zgjidhje të menjëhershme, ndërsa klubi po përpiqet për të ekzekutuar së paku një rrogë në ditët e ardhshme.
Sakaq, krerët e klubit nga Suhareka kanë ende shpresë se gjithçka do të zgjidhet deri në fundin e këtij viti. Javët në vazhdim do të jenë më të qarta për të krijuar dhe një “tablo” më konkrete për vazhdimësinë e kësaj situate që po shqetëson seriozisht Ballkanin.






