Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, ish-portieri i Partizani vendos të rikthehet

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, ish-portieri i Partizani vendos të
Vokli Laroshi

Vokli Laroshi do të rikthehet te Llapi, me portierin 25-vjeçar që ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë të re me klubin nga Podujeva. Marrëveshja është 2-vjeçare dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi i Superligës së Kosovës.

Laroshi, ish-portier i Shpresave të Shqipërisë dhe i Partizanit, kalon te Llapi pas eksperiencës së fundit me Gjilanin. Për gardianin shqiptar kishte interesim edhe nga disa skuadra të Superiores, por ai ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Kosovë.

Portieri 25-vjeçar pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formacionin e Llapit gjatë sezonit të ri. Rikthimi i tij te llapjanët pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim nga klubi.

Poll

Lexo gjithashtu