Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E KRYER/ Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, sulmuesi i Bayern Munich lë Gjermaninë për tokën shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, sulmuesi i Bayern Munich lë
Yll Gashi

Në bazë të informacioneve të fundit në media, sulmuesi i Bayern Munich II, Yll Gashi, ka vendosur të lërë Gjermaninë U19 për të kaluar te përfaqësuesja e Kosovës.

“AlbanianScout” e bën fakt të kryer këtë lëvizje të 18-vjeçarit. Bisedimet mes talentit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe trajnerit Franco Foda, kanë rezultuar përcaktuese.

Më herët, Gashi është kontaktuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nuk dha përgjigje pozitive. Familja e Yll Gashit është shqiptare e Kosovës, ndërsa prej vitit 2022, sulmuesi bën pjesë te moshat e Bayern Munich.

Lexo gjithashtu