Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ “Plas bomba” nga Spanja, Diego Simeone kërkon talentin që la Zvicrën për tokën shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Plas bomba” nga Spanja, Diego Simeone kërkon
Diego Simeone, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari

Vetëm 22 vjeç, por Leon Avdullahu po tregon pjekuri të jashtëzakonshme te Hoffenheimi në Bundesligën gjermane, si dhe te përfaqësuesja e Kosovës.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të vihen në lëvizje për të transferuar Avdullahun.

Mesfushori defensiv po demonstron aftësi mbresëlënëse në Gjermani dhe, me këtë ritëm, shumë shpejt mund të bëjë hapin drejt një prej klubeve të mëdha të futbollit europian.

Talenti shqiptar nga Kosova ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2031, ndërsa, sipas Transfermarkt, vlera e tij e tregut përllogaritet në 30 milionë euro.

Në shtator të vitit 2025, Leon Avdullahu la përfaqësueset e moshave të Zvicrës për t'iu bashkuar Kosovës. Me fanellën e “Dardanëve”, ai numëron 11 ndeshje.

 

 

 

 

Lexo gjithashtu