Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi Dinamo Ferizaj ka marrë vendimin për të mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi.
“FC Dinamo Ferizaj ndërpret bashkëpunimin me Leotrim Krasniqin. FC Dinamo Ferizaj njofton se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi.
Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale. Faleminderit, Leotrim!”, shkruan klubi i Dinamos.
Humbja e djeshme ndaj Istogut nuk është “përtypur” dot nga drejtuesit, ku është marrë vendimi drastik. Në 5 ndeshjet e fundit të Ligës së Parë të Kosovës, dinamovitët e Ferizajt nuk kishin asnjë fitore, ndërsa pas 13 javësh të zhvilluara në kampionat, grumbullojnë 20 pikë, vendi i 7-të.






