Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Aliu ndal Gjilanin në “frymën e fundit”, të kuqtë humbasin shansin për t’u afruar me kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Aliu ndal Gjilanin në “frymën e fundit”, të
Gjilani - Llapi

Ndeshja Gjilani – Llapi ka “çelur” javën e 11-të në Superligën e Kosovës, e përfunduar me rezultatin 1 - 1.

Edhe pse vendasit ishin ndjeshëm favoritë në “letër” për të marrë fitoren dhe 3 pikët, fusha tregoi një tjetër qasje.

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë. Limani zhbllokoi shifrat në minutën e 69-të, 1-0 për Gjilanin. Kur u mendua se të kuqtë e kishin “siguruar” triumfin, Aliu barazoi shifrat në minutën e 88-të, 1 - 1.

Pas 11 javësh, Gjilani, i drejtuar nga Zekirija Ramadani, mban vendin e tretë me 18 pikë, 5 më pak se dyshja kryesuese, Malisheva dhe Prishtina.

 

Lexo gjithashtu