Kosova U21 ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Katar U-21. “Dardanët” e vegjël kanë zhgënjyer në këtë takim pasi janë mundur me rezultatin e pastër 2-0 nga Katari. Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e ri të Kombëtares U-21, Michael Nees.
Tekniku gjerman debutoi me humbje edhe pse ishte një test miqësor. Kosova do të luajë sërish ndaj Katarit më datë 29 mars, ndërsa ndeshjen e parë zyrtare për kualifikueset do ta luajë më datë 8 qershor ndaj Andorrës U-21.
Formacioni i Kosovës U-21: David Nreca (GK); Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu (C), Altin Kryeziu, Altin Zeqiri, Rilind Nivokazi, Dion Berisha, Edvin Kurtulus, Arjan Kastrati, Qëndrim Zyba.