Triumfi historik i Kosovës ndaj Bullgarisë 2-3 është kryefjala e mbrëmjes së sotme europiane. “Dardanët” realizojnë një tjetër arritje historike pas kualifikimit në fazën e dytë së Ligës së Kombeve.
Por, suksesit historik të Kosovës i shtohet dhe spektakli nga përfaqësueset e tjera europiane.
Spanja likujdoi 3-0 Suedinë falë golave të Sergio Ramos, Alvaro Moratës dhe Oyarzabal. Kundërshtarët e Kosovës, Republika Çeke hodhi poshtë Malin e Zi 3-0.
Polonia “shpartalloi” pa mëshirë Izraelin me 4 gola. Danimarka “është stërvitur” me Gjeorgjinë duke shënuar plot 5 gola.
Në 12 shtete, sot u realizuan plot 45 gola, një shifër krejtësisht “normale” për futbollin europian.
Rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme janë:
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.