Kosova mund të luajë ndaj Uellsit në takim miqësor në muajin mars. Media prestigjioze britanike BBC bën me dije se Federata Uellsiane e Futbollit dhe tekniku i “Dragonjve” Ryan Giggs po shqyrtojnë mundësië që nga 4 kandidatët: Gjermani, Danimarkë, Kosovë dhe Serbi të zgjedhë njërën prej tyre si kundërshtar për test miqësor para nisjes së fushatës së kualifikueseve për kampionatin europian të 2020.
Për shkak se Kosova dhe Uellsi janë vendosur në grupe me pesë ekipe, duhet të zgjedhin një rival për takim miqësor në muajin mars.
Kosova mund të ndjekë rivalin uellsian nga ndeshja e fundit e luajtur në “Elbasan Arena” në 20 nëntor me Shqipërinë, takim në të cilin u mposhtën me rezultatin 1-0.