Pak minuta më parë është hedhur shorti nga ” EHF”, Shtëpia më e madhe e Hendbollit në Europë, short i vlefshëm për ndeshjet kualifikuese në Euro 2020, i cili do të zhvillohet shumë shpejt në tri shtet, Austri, Suedi dhe Norvegji.
Goglat kanë vendosur që Kosova të jetë në grupin e parë ku si kundërshtar do ketë Gjermaninë, Poloninë dhe Izraelin.
Ndërkohë që në grupin e dytë është vendosur Kroacia, Serbia, Zvicra dhe Belgjika. Kujtojmë që ndeshjet kualifikuese do zhvillohet në muajin tetor për të vazhduar deri në muajin qershor të vitit 2019-të.