Majlinda Kelmendi ka marrë sot paratë që shteti i Kosovës i kishte premtuar për suksesin e saj në Lojërat Olimpike. Por përveç parave, kampionja ka marrë edhe një dhuratë simbolike nga zyrtarët e komunës së Ulqinit.
Asaj i është dhuruar një paketë pushimesh dy javore te Kalaja e Ulqinit. Tashmë kjo është koha më e mirë për Kelmendin për të shijuar pushimet e saj, pas suksesit që arriti në Lojërat Olimpike në Rio.