Ka përfunduar me rezultatin 2-0 sfida në Reejkjavik, mes Islandës dhe Kosovës.
Takimi nisi vrullshëm për të dyja skuadrat, ku si vendasit ashtu dhe miqtë, tentuan të shënojnë, por pa arritur.
Islandezët arrijnë të zhbllokojnë gjithçka në minutën e 40′, me anë të Sigurdsson dhe skuadrat shkojnë në dhomën e zhveshjes, me rezultatin 1-0.
Lojtarët e Bunjakit tentuan të reagojnë, por pa mundur të shënojnë, madje pësojnë dhe të dytin, në të 68′ minutë.
Sfida mbyllet me rezultatin 2-0 dhe kosovarët mbyllin me sukses kështu kompeticionin e parë zyrtar, që pas njohjes nga FIFA.