Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka anulluar zhvillimin e ndeshjes testuese ditën e nesërme në stadiumin e ri “Fadil Vokrri” pëe shkak të ndarjes nga jeta të intelektualit, politikanit dhe patriotit Adem Demaçi ditën e djeshme. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të organit përfaqësues të futbollit të Kosovës ku është arsyetuar shtyrja e takimit.
” 27 korrik, 2018 – Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, dhe për faktin se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie, Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohej nesër më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim. FFK edhe një herë iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës”.
Demaçi u nda paritur nga jeta ditën e djeshme në moshën 82-vjeçare. Ai ka kontribuar gjatë gjithë jetës së tij për çlirimin e Kosovës dhe shpallen e Pavarësisë.