Kosova po bëhet gati për takimin kundër Kroacisë, që do ta zhvillojë në Shkodër më 6 tetor.
Në prag të kësaj përballjeje, ekipi i trajnerit Bunjaki ka marrë një lajm pozitiv për sa i përket mungesave nga kampi kundërshtar.
Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç nuk do të jetë gati për sfidën ndaj Kosovës, pasi nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë Federata e Futbolli të Kroacisë.