Janë luajtur sot ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku ka patur disa rezultate surprizë.
Në tre takimet e luajtura sot, spikat humbja e Lirisë, 1-2, nga skuadra e Llapit, në Prizren. Prishtina e Mirel Josës ka fituar 1-0 ndaj Besës, duke marrë kreun e klasifikimit.
Ndërkohë, Drenica ka fituar 2-0 me Flamurtarin. Nesër do të luaë, Trepça e Gugash Maganit, kundër Vëllazënimit.
Liria – Llapi 1:2
Prishtina – Besa 1:0
Drenica – Flamurtari 2:0
Ja si duket tabela e klasifikimit pas këtyre ndeshjeve: