Te Kosova janë shfaqur problemet e para pa nisur përgatitjet për sfidat e kualifikueseve të EURO 2020-ës me Malin e Zi (6 qershor) dhe Bullgarinë (10 qershor). Mesfushori i Valerengas Herolind Shala është dëmtuar së fundmi dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Benard Challandes për dy takimet e radhës.
Kjo situatë e ka vënë në pozitë të vështirë teknikun zviceran, i cili duhet t’ia me disa lojtarë titullarë të dëmtuar.
Kosova ka marrë një pikë në ndeshjen e parë eliminatore me Bullgarinë, ku barazoi 1-1.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.