Masato Fukui pranë kalimit në kampionatin kosovar. Mesfushori japonez që sezonin e kaluar ishte pjesë e Kamzës mund të vijojë karrierën e tij te Drita. Sipas asaj që raporton “Gazeta Zeri”, palët janë në bisedime dhe Fukui është pranë kalimit në kampionatin kosovar.
Shumë lojtarë janë larguar gjatë kësaj merkato nga Superliga dhe duket se Kosova është kthyer në një destinacion të preferuar. Fukui në të kaluarën e tij ka luajtur për Tiranën, Skënderbeu dhe Kamzën, por që pas rrëzimit të këtyre të fundit nga Kategoria ka ngel pa skuadër.