Ergys Gjongeçaj është lojtari më i ri i skuadrës së Korabit. Klubi dibran ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin 19-vjeçar, teksa bën me dije përmes një njoftimi në kanalin zyrtar se ka arritur akordin me lojtarin për të qenë 3-vitet e ardhshme pjesë e dibranëve.
Futbollisti i dalë nga Akademia e Besës dhe më pas e Partizanit, ka zgjedhur të bëhet pjesë e Kategorisë së Parë për edicionin e ri. Në lajmërimin e ekipit dibran, thuhej:
“KF Korabi ka arritur marrveshjen me Ergys Gjongecaj. 19-vjeçari ka firmosur per 3 vitet e ardhshme me Korabin. Gjongecaj me pare ka luajtur per Akademine e Bese dhe Akademine e Partizanit.
Gjongecaj luan si sulmues dhe eshte nje afrim me teper vlera per objektivat e klubit.
Klubi i uron mirëseardhjen dhe suksese në vijim!”