Korabi ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Të besuarit e Mërgjyshit nuk kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv në takimin e sotëm, teksa janë mundur nga skuadra e Kamzës me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli u shënua nga Braho në minutën e 56. Tekniku Mërgjyshi në këtë mënyrë ka parë formën e lojtarëve që ka të gatshëm për sezonin e ri. U provuan dhe disa lojtarë që janë në provë, por do të vendoset për të ardhmen e tyre ditët në vijim.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.