Korabi sot ka prezantuar një tjetër “prurje”. Bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares U-21, Qazim Laçi. Ky i fundit është me origjinë nga Dibra, teksa drejtuesit dhe dashamirësit e klubit Korabi e kanë respektuar lojtarin e kombëtares duke i dhuruar një fanellë të personalizuar të skuadrës së tyre.
Drejtori Sportiv i klubit Korabi, në prani të gazetarit të njohur Dëfrim Met’hasani, po ashtu edhe të dashamirësve të tjerë të skuadrës dibrane, kanë nderuar lojtarin e Apoel Limassol. Ndërsa gazetari i njohur poston këto fotografi në faqen e tij në “facebook” dhe shprehet:
“Kur të respekton vendlindja, nuk ka gjë më të ëmbël. Kështu u shpreh sot futbollisti i ekipit përfaqësues U-21, por dhe Apoel Qipro, Qazim Laçi, pas vizitës që bashkë me drejtorin e klubit Korabi, Femi Mëziu, donatorin Altin Elezi dhe fotoreporterin Fehmi Lleshi i bëmë në hotelin ku ishin akomoduar në Elbasan. Një fanellë dhuratë e skuadrës së vendlindjes dhe urimet tona, ishin simbolika e vendit ku lindi, Kastriot i Dibrës, por dhe gjithë dibranëve. Urime talent e të pafshim në kombëtaren e madhe!”.