Dje, klubi i Korabit ka pezulluar tre lojtarë, të cilët dyshohen për tolerime në gjashtë ndeshje të Superiores. Arian Sheta, Emiliano Çela dhe Mirosllav Vujadinoviç janë tre lojtarët e pezulluar nga drejtuesit e klubit, ku janë ndëshkuar dhe me gjobë.
Korabi po kalon një situatë kritike në kampionat, po sikur të mos mjaftonte tashmë i shtohet edhe pezullimi i këtyre futbollistëve. Ndeshjet në të cilat ata dyshohen për tolerime në fushë, duke iu referuar veprimeve të tyre janë: Korabi – Skënderbeu, Laçi – Korabi, Skënderbeu – Korabi, Korabi – Luftëtari, Korabi – Teuta, Korabi – Vllaznia.