Kupa e Shqipërisë do të presë edhe sfidën e sotme Partizani-Kevitani për të mbyllur fazën e parë.
Në 15 takimet e djeshme, ato të kthimit, u shënuan 58 gola gjithsej.
Goleada të Skënderbeut, Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa për t’u veçuar ishin vonesat që u shkaktuan në dy nga përballjet e Kupës.
Në Shkodër, në fushën sportive “Reshit Rusi” mungonte policia dhe sfida u vonua 50 minuta. Në kryeqytet, Korabi-Kamza luhej në “Skënder Halili”, ndërsa ndeshja nisi 36 minuta me vonesë për shkak të mungesës së ambulancës. Shkak u bënë punimet që po kryhen në mbikalimin pranë kompleksit “Skënder Halili”, ndërsa ambulanca u kthye pas dhe përdori një tjetër rrugë për të mbërritur në destinacion.