Korabi ka humbur sërish duke bërë disa ndeshje me rezultate negative. Pas humbjes që ekipi dibran pësoi sot në transfertë kundër Teutës, trajneri Gerd Haxhiu, ka folur për mikrofonin e Supersport për atë çfarë ka ndodhur në takimin e sotëm.
“Nga këndvështrimi im shpresat janë të pakta për mbijetesë. Besoj se sot, në pjesën e parë, kemi bërë një lojë jo mjaft të mirë, por pasi pësuam golin në pjesën e dytë, skuadra ka reaguar dhe kemi qenë afër golit të barazimit duke qëndruar në fushë me dinjitet.
Kemi patur pak tension dhe nga zhgënjimet që kemi kaluar në gjykimin e mëparshëm, por tashmë kjo ka kaluar dhe kemi qënë entuziastë. Këtë gjë e shfaqëm edhe sot dhe shpresoj t’a shfaqim edhe në vazhdim.
Në sulm kemi patur kurajo duke luajtur për herë të parë me 4-4-2. Kemi aktivizuar disa lojtarë për herë të parë. Djemtë e rinj në sulm kanë luajtur mirë dhe shpresoj që pavarsisht situatës, t’a shfrytzojnë kët gjë për të ardhmen e tyre personale”, ka përfunduar trajneri.