Korbabi do të luajë në Korçë në fundjavë, sfidën e javës së 11-të të Superligës.
Kundër Skënderbeut, skuadrës dibrane do t’i rikthehet Emiljano Veliaj që ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajnerin Gerd Haxhiu.
Ndërkohë që bonus tjetër për Korabin është mungesa e tifozëve korçarë në stadium për këtë përballje, pas dënimit nga ana e Komisionit të Disiplinës dhënë për Skënderbeun dy javë më parë.