Nicolo Barella do të jetë e ardhmja e Interit. Mesfushori zikaltër që fitoi kampionatin dhe EURO 2020 e Italinë do të jetë në qendër të projektit të Interit për vitet e ardhshme. Mediat italiane bëjnë me dije se Interi dhe lojtari kanë arritur akordin dhe do të rinovojnë kontratën.
Barella u transferua te Interi dy sezone më parë e tashmë është kthyer në një pikë kyçe për formacionin zikaltër dhe kontrata e re do të jetë deri në 2026 me një pagë që shkon deri në 5 milionë euro. Përveç rinovimit të kontratës te Interi po mendojnë t’i japin edhe shiritin e kapitenit Barella duke treguar se besojnë shumë te ai dhe do të jetë lideri i ri i skuadrës.