Vllaznia arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Shkodranët mposhtë me rezultatin minimal 0-1 Kukësin në transfertë. Një gol I shënuar nga Kalaj vulosi takimin duke bërë që Vllaznia të ruajë distancën me 9 pikë që ka me ndjekësit e tjetër. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, mesfushori Herald Marku u shpreh:
E ardhmja? “Po negociojmë për rinovimin e kontratës me Vllazninë. Çdo lojtar e kërkon një kampionat të fortë, por jam I kënaqur te Vllaznia dhe do të ishte realzim ëndrre nëse fitojmë titullin kampion. Bylis? E dimë që është një fushë e vështirë e Bylisit I pëlqen lufta agrezive, por ne jemi gati t’u përgjigjemi. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv”.
“Lojtarët që u futën ishin zëvendësuesit e duhur. Kalaj bëri mirë duke shënuar edhe gol. Këtë fitore janë shumë të rëndësishme pasi të japin më shumë moral. Ajo që na bën më të fortë është që ne përqendrohemi te ndeshja e radhës. Fituam me Kukësin dhe tani jemi përqendruar te Bylisin dhe duam ta kalojmë edhe këtë sfidë që kemi.
Ne luajmë një mënyrë taktike dhe I dimë shumë mirë ku janë lojtarët tanë e për këtë arsye jam më pranë portës. Është interesante pasi kur u nisë procesi për rinovimin e skuadrës, mendoja se do të kishim vështirësi, por jam I surprizuar dhe I kënaqur. Në Shkodë shijohet maksimalisht ky vend I parë. Kemi një harmoni e një mënyrë pune që ka nisur që në fillim.
Kur vijnë edhe fitoret harmonia është edhe më e lartë. Kemi djem të mirë përveç lojtarë të mirë. Kalojmë kohë të gjithë në dhomat e zhveshjes e gjithçka po shkon shumë mirë, por shpresoj që të vazhdojmë kështu”.