Trajneri i ri i Çelsit, italiani Antonio Konte, ka treguar për mediat mbi cilësitë e futbollistëve që ka gjetur te Çelsi.
“Ne kemi futbollistë cilësorë, por me ta duhet punuar edhe më shumë për të nxjerrë në pah gjithë potencialin e tyre. Disa nga futbollistët tanë e kanë talentin e madh, por bota ende nuk i njeh në nivelin e yjeve si Mesi, Ronaldo, Nejmar, Pogba etj. Hazard është një talent i madh që mund të përmirësohet akoma më shumë dhe të arrijë në nivelin e më të mirëve në botë”, tha Konte.
Hazard, i cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit vitet e fundit, ka bërë një sezon zhgënjyes vitin e kaluar, por në Europian dha shenjat e duhura se po kthehet në formën e tij më të mirë.