Franck Kessie është një nga mesfushorët që ka luajtur më shumë te Milani. Kohët e fundit, forma e tij ka rënë dhe u përfol shumë për një largim të mundshëm. Bëhet me dije se klubi nga Milano nuk do e lejë të lirë pa të paktën 30 milion euro. Shifër kjo shumë e lartë, ku vështirë se kush mund të bëj një ofertë të tillë.
Rikthimi i Bonaventurës dhe aktivizimi i disa lojtarëve që nuk aktivizoheshin më parë, ka rritur konkurrencën në mesfushë. Champions league është një objektiv që duhet realizuar medeomos dhe Milan nuk do ia lejonte vetes të privohej nga një lojtar i tillë. Megjithatë, të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.