Liverpool ia doli të triumfojë 2-4 ndaj Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Një episod aspak i këndshëm për ambientin e të kuqve është ai në vërshëllimën e arbitrit. Trajneri i Liverpool, Klopp shkon t’i japë dorën të gjithë lojtarëve, teksa Mane nuk pranon një gjë të tillë. Gjithçka ka të bëjë me faktin se ai nuk e ka aktivizuar atë titullar.
“Kam marrë vendim vonë për të startuar me Diogo jotan. Unë zakonisht ua shpjegoj vendimet e mija lojtarëve, por nuk kishte kohë për këtë dhe gjithçka është në rregull.E ndryshova formacionin shumë vonë gjatë stërvitjeve. Djemtë e mi janë mësuar që t’ua shpjegojë, por unë se bëra dhe Mane ishte i nervozuar. Nuk kisha shumë kohë dhe harrova, kjo është e gjitha” – tha ai.