Tensionet politike midis Kosovës dhe Serbisë kanë tejkaluar dhe kufijtë sportiv. Nisur nga incidenti i fundit ku Serbia ndaloi hyrjen e përfaqësueses së Kosovës në shtetin e saj ku organizohej Kampionati Europian i Karatesë.
Për të shmangur incidentet diplomatike, KON i ka kërkuar në rrugë zyrtare të gjitha institucioneve botërore të disiplinave të ndryshme sportive të shmangin gjithmonë organizimin e kampionateve sportive ndërkombëtare si në Kosovë dhe Serbi.
Zëdhënësi i KON Mark Adams tha se organet ndërkombëtare të sporteve duhet të jenë të ndërgjegjshëm se një event sportiv i organizuar në secilën prej dy vende mund të sjellë probleme”.
“Situata politike midis Serbisë dhe Kosovës e bën jashtëzakonisht të vështirë në praktikë për të dyja vendet të organizojnë evente të sportit ndërkombëtar me atletë nga e gjithë bota”, deklaroi Adams pas takimit të bordit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.