Kur duhen edhe më pak se dy orë nga fillimi i supersfidës Tirana-Partizani, skuadra e kuqe ka lënë hotelin ku akomodohej prej ditës së djeshme për t’u nisur drejt stadiumit “Selman Stermasi”. Tirana-Partizani do të luhet në orën 19:00 për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Franko Lerda ka vendosur përfundimisht edhe për formacionin titullar që do të zbres në fushën e lojës në sfidën e sotme.
Siç raporton gazetari Glend Tafaj i “Supersport” se trajneri italian ka vendosur për formacionin duke shuar edhe dilemat e fundit. Telushi nuk ia del të jetë titullar, por është rikuperuar dhe do ta nis takimin nga stoli, gjithashtu edhe Boldor nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm Partizanit: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Romero, Corderio, Asani, Solomon, Çinari.