Serxho Ramos i jep fund dilemava pasi në konferencën për shtyp ka deklaruar që nuk do të largohet nga Real Madrid. Kapiteni madrilen është aktualisht në konferencë për shtyp duke deklaruar:
“Kam patur ofertë nga Kina, është e vërtetë, por kurrë nuk kam dashur të largohem. Thjesht e kam informuar Florentinon për ofertën, por pjesa tjetër që unë dua të iki apo që unë nuk kam raporte të mira me Florentinon, janë shpikje të mediave. Unë do të qëndroj këtu.”
“Paratë nuk më interesojnë fare. Nuk kam folur asnjë minutë të vetme për çështje ekonomike me presidentin. Mund ta pyesni dhe ta vërtetoni këtë që po ju them.”