Partizani luajti dje kundër Baselit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të miqve. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk mundi që të përmbyste disfatën e takimit të parë. Të pranishëm në “Elbasan Arena” ishin dhe tifozët e shumtë të kuq.
Këta të fundit të pakënaqur nga paraqitjet e ekipit të tyre shpalosën një banderolë kundër drejtuesve të klubit. Prej kohësh kanë nisur punimet për ndërtimin e kompleksit të ri në periferi të Tiranës, por ende nuk ka përfunduar.
Për këtë në banderolën e ultrasve të kuq shkruhej: “Kompleksi peng burokracie apo mungesë përparësie?”