Në vazhdim të prononcimit të tij në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, presidenti Duka theksoi se kompeticioni më i ndjekur i futbollit në botë Champions League nuk mund të ketë këtë emocion dhe kuriozitet të madh për t’u ndjekur nëse nuk do të shtohet vëmendja dhe pjesëmarrja e federatave dhe ekipeve të shteteve të vogla të futbollit të kontinentit.
“Nuk është se do të kemi një përfitim të madh ekonomik meqë jemi anëtarë. Do të vendosim të gjithë eksperiencën për menaxhimin dhe drejtimin e futbollit europian për një qeverisje sa më transparente.
Nga ajo Champions League, marrin fonde të gjithë klubet e Europës. Nëse nuk do të jenë këto klube të vogla këto akademi në Bosnje, Maltë, etj, ky kompeticion nuk do të jetë i bukur”, theksoi kreu i FSHF-së dhe anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Armand Duka.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.