E ardhmja e trajnerit Albert Bunjaki në Kombëtaren e Kosovës nuk është e sigurt, pasi Komiteti i FFK-së nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura.
Për më shumë, ata paralajmërojnë se në ditët në vijim do të marrin hapat të nevojshëm për të dal nga kjo gjendje.
Komiteti Ekzekutiv(KE) i FFK-së, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit president, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE shqyrtoi dhe analizoi ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet e arritura dhe pas shumë diskutimeve konstatoi se me gjithë angazhimin dhe pengesave të natyrave të ndryshme të ekipit përfaqësues, nuk është i kënaqur me rezultate e arritura, ndaj në ditët në vijim KE do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dalë nga kjo gjendje me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova në gjashtë ndeshjet e para kualifikuese ka marrë një barazim në ndeshjen e parë dhe ka pësuar pesë humbje.
E fundit ishte 4-1 nga Turqia në Shkodër, e cila nxori edhe pakënaqësi te futbollistët, ku Besart Berisha paralajmëroi largimin, derisa postin e trajnerit e mban Bunjaki.