Skënderbeu nuk ia doli të mbante avantazhin minimal të një goli, pasi Micheal Ngoo përmbysi në favor të Tiranës në ndeshjen e djeshme të Kategorisë Superiore. Tirana mori tri pikë të rëndësishme në luftën për titull, ndërsa gazetari Ylli Aga ishte në komentin e atij dueli.
Aga ka ndarë në profilin e tij facebbok një foto të tre viteve më parë, atëherë kur Ilir Daja me Skënderbeun e tij përgatiteshin për të zhvilluar ndeshjet në Europë. Prej disa sezonesh korçarët nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane prej dënimit nga UEFA, ndërsa postimi i gazetarit është më shumë provokues për Ilir Dajën. Trajneri është i përfolur për një largim nga Skënderbeu, ndërsa me gjasë do kërkojë edhe njjëherë suksesin në Europë me ngjyrat e një tjetër klubi.