Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata është bërë tema e ditës në mediat sportive pas deklaratave të djeshme në emisionin “Rubrika Sportive”. Shkodrani aty deklaroi se dënimi i Skëndërbeut nga UEFA për t’i përjashtuar korçarët nga kupat e Europës për 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë e më pas konfirmimi dhe nga CAS-i këtij vendimi ishin shumë të drejta duke ngjallur reagime të shumta.
Ditën e sotme foli dhe zv. presidenti bardhekuqve, Arlind Boshku për çka tha Vata , ky i fundit e quajti ish-lojatrin e Celtic-ut smirush me shpirt katran. Për t’i ardhur në mbështetje 50-vjeçarit shkodran ka menduar një nga analistët e njohur sportiv, Xhevdet Zeka. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, i nxitur prej një komenti, Zeka tha ndër të tjera se ish-trajneri i Vllaznisë e paralajmëroi shumë më herët se sa të jepej vendimi këtë disfatë të klubit juglindor dhe se 8 herë kampionët e Shqipërisë janë fajtorë që Dinamo është në këtë gjendje sot. Të tjera reagime priten në ditët në vijim nxitur nga komentet e Vatës,të shohim se radha e kujt do të jetë.
Postimi i Xhevdet Zekës:
Sapo me derguan nje koment per Rudi Vaten!
Emrin nuk po ja ze ne goje sepse nuk dua ta bej personazh ne statuset e mia. Thjeshte edhe per faktin se mendoj se ja kane shkruar postimin.
Jam i bindur qe te kesh guxim sot e te merresh me Rudi Vaten, ose je i paditur, dhe te te meshirojme, ose ne rastin me te keq do te lash ate me ashtu.
Rudi Vata eshte legjende, eshte i ndershem, eshte profesionist, eshte nje futbollist qe nuk e njohin ne nje province te Shqiperise por ne Britani, France, e kudo.
Rudi Vata kapiten i Kombetares,Shkendise dhe asaj Dinamos legjende, i asaj Dinamos qe e moren ne qafe ata … qe sot jane ne bangon e te akuzuareve.
Ti kurre nuk do jesh as nje qime e Rudi Vates!
I plasi Rudi Vates per lopen apo milionat e vjedhura nga trukimet, por ai ka benza me shume se lopet e provinces.
Ka njerez mendje lodhur, apo qe u ka ngelur ora tek pushteti i vjedhur dhe fama e ngritur mbi trukimin dhe guxojne te merrem me Rudi Vaten???
O ti njeri, heshtja eshte flori kur te mbulon turpi!
E denuat FK Skenderbeun 10 vite! E di apo jo?
Por, per cfare suksesi flet te asaj skuadre qe varrosi Dinamon? Vodhi tituj ne Shqiperi na thua?
Po fol o njeri a jeni te denuar me dhjete vite, dhe mos u mburr me mesazhin qe te ka shkruar ndonje leshko, apo nga ata borxhlinjte.