Nesër, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Moldavisë. Në lidhje me këtë sfidë, trajneri Edi Reja është shprehur në konferencën për mediat se skema do të jetë po e njëjta, e ndërsa ndryshimet do të jenë në mesfushë.
Sikurse raporton Supersport, 73 vjeçari mund ta nisë nga minuta e parë me Ergys Kaçen, duke ulur në stol Migjen Bashën. Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse Cikalleshi dhe Bekim Balaj do të startojnë që nga minuta e parë.