Kuqezinjtë do të luajnë në 31 gusht një miqësore me Marokun. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”, me Maqedoninë që do të luhet në datën 5 shtator në impiantin e rikonstroktuar “Loro Boriçi”.
Ky lajm është bërë i ditur nga Federata Marokene e Futbollit, të cilët e kanë nxjerrë në faqen e tyre zyrtare.
Nga FSHF-ja nuk ka asnjë lajmërim zyrtar, megjithatë në orët në vazhdim pritet një njoftim për këtë sfidë, për sa i përket axhendës së plotë.