Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj ka futur në “sherr” skuadra të huaja për të blerë atë. Futbollisti i Panioniosit falë 5 golave të realizuara në 16 ndeshje në këtë sezon ka zgjuar dëshirën e klubit më të suksesshëm grek Olimpiakos për të transferuar 22-vjeçarin. Por sipas mediave helene, për vetë futbollistin kanë hyrë në garë dhe skuadra të Gadishullit Skandinav. Ndaj Olimpiakos ka intensifikuar veprimet për të blerë kartonin e vlonjatit.
Futbollisti nuk ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë, duke qenë pjesë e Shpresave. Ndoshta me fillimin e vitit të ardhshëm ai do të marrë ftesën nga tekniku Panuçi për të qenë një kontribut i rëndësishëm për repartin e sulmit të Kombëtares.