Sulmuesi i Shqipërisë dhe Albacetes Rei Manaj është dëmtuar gjatë seancës së sotme stërvitore me klubin spanjoll. 22-vjeçari u godit gjatë përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Segunda Division ndaj Oviedos këtë të shtunë nga shoku i skuadrës Sulley Muntari.
Manaj ka lënë në mes stërvitjen, por ende nuk dihet cila është shkalla e dëmtimit teksa ende nuk janë kryer testet mjekësore.
Lojtari i kombëtares sonë pësoi një tjetër dëmtim të rrezikshëm në fillim të këtij viti, teksa u godit në kokë gjatë ndeshjes me Granadan 1-1 duke rrezikuar jetën, por fatmirësisht ai shpëtoi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.