Kombëtarja U-19 e Shqipërisë sot zbret në fushë për ndeshjen e fundit të Grupit 12. Kuqezinjtë e vegjël do kenë përballë bashkëmoshatarët e Norvegjisë. Ndeshja që do luhet në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stermasi”, ka vlera vetëm statistikore pasi djelmoshat e drejtuar nga Bogdani janë tashmë të eleminuar.
Ndeshja përballë Norvegjisë pritet që të konsolidojë ekipin për kualifikueset e tjera. Në këtë ndeshje kuqezinjtë do kërkojnë edhe golin e parë për këto kualifikuese. Eleminatoret që zhvillohen në vendin tonë do kenë si ndeshje përmbyllëse pikërisht këtë takim ku thjesht luhet për prestigj dhe kënaqësi personale të lojtarëve dhe tifozëve që sot pritet të jenë në numër të konsiderueshëm në stadium.