Dy lajme jo të mira vijnë nga kampi i kombëtares. Dy mungesa ka pasur trajneri Panucci në përgatitjet që po zhvillon në prag të ndeshjes që do luhet me datë 5 në Alicante përballë Spanjës.
Bëhet fjalë për Thomas Strakoshën i cili ka pësuar një dëmtim të papritur dhe nuk do jetë pjesë e përfaqësueses ku vendin e tij e ka marrë Enea Koliqi i Kukësit.
Gjithashtu një mungesë e rëndësishmë ka qenë edhe Hysaj i cili është ndalur nga një gjendje gripale por për shkodranin nuk duket se do jetë problem rikthimi për ndeshjen kundër Spanjës.