Armando Broja vazhdon rikuperimin prej kohësh, pas dëmtimit që mori në fillim të sezonit në një ndeshje miqësore. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa bën ushtrime intensive në palestër.
21-vjeçari shpreson dhe po punon shumë që të rikthehet në muajin korrik në fushën e lojës. Kjo përkon edhe me fazën përgatitore të Chelsea për para-sezonit.
Por nga ana tjetër kjo lë të kuptohet se Broja do të mungojë në ndeshjet e kombëtares në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe Ishujt Faraoe.
Armando Broja is targeting a return to action for #Chelsea during their pre-season tour this summer. He is expected to be available for the friendlies in the United States.
[via @NizaarKinsella]https://t.co/yMSyQ6Xoay
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) May 10, 2023