Zyrtarizimi i Edoardo Rejas si trajneri i ri i Shqipërisë do të bëhet brenda pak orësh. Trajneri italian që do të jetë tekniku i 8-ë i huaj në pankinën kuqezi italiani i katërt që drejton kombëtaren tonë do të paguhet 450 mijë € në sezon.
Në krahasim me parardhësin bashkëkombas Panuçi, ish-trajneri i Lacios, Napolit dhe Atalantës rezulton të jetë 2-fish më i paguar se ish-futbollisti i Romës (Panucci paguhej 20 mijë € në muaj).
73-vjeçari Reja do të debutojë në stolin e Shqipërisë në sfidën e tretë të fazës eliminatore të EURO 2020-ës me Islandën në 8 qershor.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.