Nga Anta Muçaku/ Newsport.al
Erti Biturku është i riu nga Kavaja që ka fatin e madh të kujdeset për pamjen e 23 futbollistëve të kombëtares. I riu nga Kavaja, ditën e sotme, ka rruajtur e qethur të gjithë futbollistët dhe ndërkaq ka pranuar të rrijë pak online me newsbomb.al për të na rrëfyer prapaskenat.
Lexoni ç’thotë Erti në këtë intervistë të shkurtër:
Ju jeni një ndër njerëzit më afër Kombëtares shqiptare dhe po kujdeseni për pamjen e lojtarve. Na tregoni pak si janë djemtë si fillim, se i kemi me shumë merak.
Tani janë shumë mirë dhe po qetësohen pak , duken shumë mirë dhe entuziastë për të fituar.

Si është të jesh pranë tyre? Si ndjeheni ju që keni në duar pamjen e 23 lojtarëve që shihen nga gjithë bota?
Është kenaqsi më vete jam shumë i priviligjuar që unë zgjidhem mes shumë të tjerve. Është fat i madh të jem këtu.
Çfarë është ndryshe për ty këtë herë?
Është ndryshe se po fituam duhet të jem oguri i mirë.
Plus që është ndeshja fundit dhe është kënaqësi e veçantë se jemi afër një ëndrre.
Na tregoni ndonjë prapaskene, kush është lojtari më i veshtire për t’u rruar e qethur dhe kush ua bën më të lehtë këtë proces?
Më të vështirë (ndonëse unë mundohem e jam maksimumin) janë Andi Lila dhe Sokoli Cikalleshi. Ata thonë “ma bëj këtë pak këshu, atë pak ashtu” po pastaj kanë besim në duart e mia dhe e dinë që do bëj më të mirën që të duken sa më mirë.
Po me Gashin si ia bëni? Ai i ka flokët e gjata…
Gashin këtu e kam, s’e kam qeth akoma po kur ja kam prerë më parë ma ka shpjeguar se si i do dhe ka ngelur shumë i kënaqur.
Pame videot dhe ishin vërtet interesante. Për më tepër djemte dukeshin të çliruar dhe plot shpresë. Ështe thjesht dukje apo ashtu janë vërtet, për ju që jeni dhe pranë tyre?
Po po ashtu është, kanë shumë shpresë dhe besojnë që do ja dalim dhe unë uroj që t’i jap pak fat se kam 4 vite që merrem me lukun e ty dhe kam qenë pjesë e kësaj aventure shumë të bukur!