Ndeshjen e djeshme mes Juventus-it dhe Manchester-it, përveç lojës dhe veprimeve të Mourinhos, vëmendjen e ka tërhequr dhe kokaina. Një 41- vjeçar është arrestuar, pasi ai kishte me vete 250 gramë kokainë të ndara në kokkra të vogla, gati për shitje
Pas arrestimit në flagrancë, policia ka urdhëruar edhe kontrollin e banesës së personit të prangosur, në të cilën është gjetur një laborator: 650 gramë kokainë e ndarë në kokrra, 25.5 kilogramë hashash, 31 mijë euro cash, si dhe disa para të falsifikuara.