Volejbolli shqiptar do të mësojë këtë fundjavë kampionët e rinj të Kupës së Shqipërisë për meshkuj dhe femra.
Ditën e premte në pallatin e sportit “Feti Borova” luhen dy gjysmëfinalet e kategorisë për femrat Mirdita-Tirana (ora 16:00) dhe Barleti Volej-Partizani (ora 18:00).
Ndërsa të shtunën vjen derbi emocionues Partizani-Tirana (ora 17:00) dhe Erzeni-Vllaznia (19:00) për meshkuj.
Kupa e Shqipërisë do të mbyllë kapitullin e saj ditën e diel me finalet për femra (ora 17:00) dhe për meshkuj ora (19:30).
Të gjtha takimet do të luhen në “Feti Borova”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.